Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

Bolonja shfaqet sërish si opsion për Kristjan Asllanin. Këtë herë është Interi i interesuar për të shtyrë këtë transferim.

kristjan asllani

Shkak do të bëhej Jhon Lucumi, mbrojtësi 28-vjeçar i Bolonjës. Zikaltërit e duan në skuadër këtë të fundit, por aktualisht nuk janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat financiare të rivalëve të Seria A.

Lucumi, deri më 15 korrik, ka klauzolë prej 28 milionë eurosh për lirimin. Mundësia ekziston që Bolonja të pranojë 20 milionë euro më pas për mbrojtësin nga Kolumbia.

Interi ndërkohë planifikon që të përfshijë një lojtar në marrëveshje. Dhe Asllani, i cili tërhiqte interesin e Bolonjës më parë, duket alternativa e duhur për të negociuar.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mori detyrën e rëndësishme te gjiganti francez, REAGON Ervin Skela: Do më mungojë Eintracht, në Francë për t'u rritur më shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us