Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër në një postim në Facebook mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke kundërshtuar argumentin se dëmtimet e rrugëve vijnë nga reshjet apo rrëshqitjet gjeologjike.

Ajo sjell të dhëna mbi nivelin e amortizimit të veprave publike, që sipas saj arrin rreth 20%, gati dy herë më i lartë se mesatarja ndërkombëtare, duke ngritur dyshime për kostot e larta dhe cilësinë e dobët të ndërtimit.

Beqiraj i referohet edhe një raporti të Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD), sipas të cilit Shqipëria investon rreth 400 milionë euro në vit për ndërtimin e rrugëve, me një kosto mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër,  më e larta në rajon, ndërkohë që cilësia dhe funksionaliteti i tyre mbeten problematike. Sipas saj, problemi nuk është moti, por mënyra si ndërtohen dhe menaxhohen investimet publike.

Lajme të tjera |  Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

Postimi i Irena Beqirajt

Është ligësi e madhe të thuash se rrugët na i prishi shiu!
Disa fakte të thjeshta që mund ti kuptojë çdo partonazhist, tregojnë se:
Nga vlera totale e investuar në infrastrukturë në Shqipëri dhe vlera aktuale e stokut të kapitalit del që amortizimi mesatar I veprave publike shqiptare është rreth 20 përqind.
Shkalla e amortizimit për veprat publike në botë varion nga 4.25 përqind deri në 10.4 përqind.
Niveli i amortizimit te veprave infrastrukturore dukshëm 2 herë më i lartë, tregon 1) se kostot me të cilat rrugët janë ndërtuar janë tepër të larta, 2) që rrugët ndërtohen keq dhe si rrjedhim infrastruktura rezulton e paqëndrueshme , si e tillë kërkon rikonstruksione më të shpeshta .
OECD po ashtu konfirmon se vetëm për ndërtimin e rrugëve, Shqipëria investon çdo vit rreth 400 milionë euro, me një mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër ,më e larta në rajon. Por, siç vë në dukje OECD në raportin e saj për konektivitetin edhe infrastrukturën këto “rrugë të shtrenjta” rezultojnë ndër më të dobëtat për nga cilësia dhe funksionaliteti.
E pra është ligësi e madhe ti thuash edhe Zeqinesë, që rrugët më të shtrenjta në rajon na i prishën rrëshqitjet gjeologjike të shkaktuara shiu.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us