Roberto Bordin, trajneri i “Verdhebluve” në intervistën e pas ndeshjes foli për barazimin 1-1 ndaj Skënderbut në Elbasan. Ai theksoi se superioriteti i Elbasanit ishte i dukshëm dhe fati ishte me korçarët. Italiani uroi Alian për paraqitjen e tij, por edhe Rezak Abalora.
“Treguam karakter që barazuam brenda pjesës së parë. Kishim shumë raste sot me Ze Gomes. Pjesën e dytë ata ishin inferior ndaj nesh. Meritë e portierit të tyre kjo pikë e sotmja. Ne ishim superior në tërë pjesën e dytë. U kapëm në disa kundërsulme si ai rast që Abalora na shpëtoi. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe ne duhet të shkojmë në fundore, hodhëm disa krose nga erdhi dhe goli i anuluar, por pa dobi. Ne mund të luajmë me 4 mbrojtësa në vazhdim, por kjo varet shumë nga ekipi që do të kemi si kundërshtar.”, u shpreh Roberto Bordin.





