Ka “rilindur” te Besiktas, Kristjan Asllani gati të bëjë “dëme” edhe në Kupë

Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani po përjeton moment të “artë” te Besiktas. Në ndeshjen e fundit në Superligën turke, elbasanasi kontriboi me gol e asist ndaj Gaziantep, kurse sonte so të jetë sërisht në “aksion”.

“Shqiponjat” e Stambollit do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë kundër Konyaspor, duke filluar prej orës 19:30. Ky duel është me tek takim, pra pa duel kthimi.

Ekziston shansi që të kemi një finale shqiptarësh në këtë kompeticion, pasi në lojë gjendet edhe Trabzonspori i Ernest Muçit.

Lajme të tjera |  Kanë zhvilluar merkato për notën “10”, pretendentët e Superiores zbresin në fushë për 4 prova radhazi (AXHENDA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us