“Kampionati do jetë ‘qershia mbi tortë’”, ÇUDIT Ilir Daja: Përmbysja erdhi pa strategji, dua një sulmues me përvojë

Titulli kampion i Superkupës së Shqipërisë shkoi për Dinamon i cili fitoi sfidën 3-1, duke “rrëzuar” kështu kampionen në fuqi Egnatian. Një sukses ky të cilin ekipi kishte 17 që nuk e kishte fituar. Ndërsa për triumfin e arritur nga skuadra trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja është pronocuar për mediat:

“Presidenti Bardhi ka trashëguar një Dinamo në nivelin e mbijetesës. Ka investuar një klub shumë ambicioz. Po ashtu ka një projekt për ndërtimin e fushës për stërvitjen e Dinamos. Po ashtu, kethen Dinamon në Europë pas 5 vitesh.

Me investimet që ka bërë dhe grupin, sigurisht ‘qershia mbi tortë’ do të jetë kampionati. Na duhet një sulmues që mund të bëjë diferencën. Te pjesa e sulmit duam një lojtar të dytë me eksperiencë që rastet të shfrytëzohen me efikasitet.

Kupa e dytë e fituar, kënaqësi e madhe. Kemi fituar ndaj ekipit kampion. Egnatia është një nga rivalët më të fortë në Shqipëri gjatë 2-3 viteve të fundit.

Ana psikologjike është shumë e fortë, ama kam një grup shumë të fortë. Vetë lojtarët kanë krijuar një atmosfertë që japin maksimumin. Përmbysja erdhi nga shpirti dhe sakrifica në fushë. Merita e çunave dhe presidentit”.  

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us