Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit. Në fjalën e tij Rama pati edhe një përgjigje për tre kërkesat e propozuara nga konfindustria. Kjo e fundit në një thirrje qeverisë kërkoi hartimin dhe zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese.
Konkretisht propozoi që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Po ashtu propozohet dhe ulja e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve.
Lidhur me këtë kreu i qeverisë, u shpreh se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre, dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve. Rama foli edhe për taksën e qarkullimit, për të cilën tha se po u hoq nga karburanti, do të vendoset diku tjetër





