“Kuvendi, bunker i të korruptuarve”, Bardhi: Të dorëzojnë Ballukun

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, mbajti një deklaratë për mediet.

Ai tha se Kuvendi është kthyer në bunker të të korruptuarve.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur s’ka ndodhur asgjë”.

Bardhi shtoi se duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve.

“Kuvendi i Shqipërisë është bërë streha e të korruptuarve. Kuvendi duhet t’i shërbejë shqiptarëve, por maxhoranca e ka kthyer në bunkerin e të korruptuarve. Përderisa parlamenti mbron të korruptuarit, opozita do të bllokojë seancat. I bëj thirrje Kuvendit, që mos vonojë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe të dorëzojnë Ballukun”, u shpreh Bardhi.

 

Lajme të tjera |  "Kur t’u njohësh banorëve pronësinë, atëherë flasim për sukses" - Marjana Koçeku replikon me Ramën, pas vizitës në Theth

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us