Lajme të mira për Kombëtaren, kapiteni i kuqezinjve lë pas dëmtimin dhe i bashkohet grupit

Berat Gjimshiti ka lënë pas dëmtimin tek Atalanta. Lajmet e mira vijnë nga Seria A ku Gjimshiti u largua i dëmtuar, më 10 janar, ndërsa po sfidonte Torinon.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare po stërvitet tashmë me pjesën tjetër të grupit. Nuk përjashtohet mundësia që ta nisë nga minuta e parë, pikërisht në ndeshjen e radhës së Atalantës me Atletik Bilbaon që luhet të mërkurën.

Për Kombëtaren janë po ashtu sinjale mjaft pozitive. Kjo pasi edhe Ardian Ismajli u rikthye te Torino.

Problemet me dëmtimet po shfaqeshin shqetësuese në fillimin e muajit. Fatmirësisht, asgjë nuk rezultoi serioze.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us