Lënia jashtë nga Sylvinho shkaktoi shumë pakënaqësi, FSHF merr “me të mira” Myrto Uzunin

Dita e sotme për Myrto Uzunin është shumë e veçantë. Sulmuesi i kombëtares feston 29-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për të janë të shumta.

FSHF nuk ka harruar dhe ka uruar beratasin në këtë ditë të veçantë. Federata i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë.

“Sot feston ditëlindjen e 2️⃣9️⃣-të sulmuesi  i Kombëtares, Myrto Uzuni! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron gjithçka të mirë në jetë dhe karrierë!

Gëzuar ditëlindjen Myrto!”, ka shkruar FSHF-ja.

Kujtojmë se Uzuni ka mbetur jashtë listës së Sylvinhos për Euro 2024. Lënia jashtë e tij ka shkaktuar shumë reagime. Një zgjedhje taktike e brazilianit për ta lanë jashtë sulmuesin, i cili ka qenë një pikë kyçe në kualifikuese me kuqezinjtë.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us