LIVE DINAMO-TIRANA/ Shpërthen festa në derbi, zhbllokohet sfida me golin e Mysloviç (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit rikthehet në stadiumin “Air Albania”. Dinamo dhe Tirana masin forcat prej orës 19:00.

bandicam 2026-04-18 19-17-09-643

Emocionet janë të garantuara, ndërsa Tiranës i duhen pikë për mbijetesën dhe Dinamos për “Final Four”. Formacionet zyrtare ndërkohë janë publikuar nga trajnerët Ilir Daja dhe Orges Shehi.

REZULTATI LIVE

DINAMO 0-1 TIRANA

54′ Mysloviç

NGJARJET KRYESORE

54′ GOOOL! Dinamo 0-1 Tirana/ Mysloviç zhbllokon derbin. Bardheblutë kalojnë në avantazh. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacion.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Dinamo 0-0 Tirana. 

44′ Pas disa minutave pa raste të regjistruara, Bregu gjuan direkt nga goditja e dënimit. Topi shkon larg portës së mbrojtur nga Bekaj te Tirana.

34′ Vetëm rrjetë e jashtme nga Xhixha. Kapiteni i Tiranës i afrohet supergolit në “Air Albania”. (VIDEO)

Lajme të tjera |  Rrogozhinasit kërkojnë të përmbysin parashikimet, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Egnatia-Celje

33′ Harkim nga këndorja te Dinamo. Beqja gjuan me kokë, ndërsa sërish goditja nuk gjen kuadratin.

32′ Nani gjuan fluturimthi te Dinamo. Topi përfundon mbi traun  e mbrojtur nga Bekaj te Tirana.

29′ Bekaj bën tjetër pritje. Koma mori topin brenda zonës, por nuk ia doli ta dërgojë në rrjetë. (VIDEO)

28′ Teqja bllokon Tabekun. Topi devijohet në këndore për Tiranën. (VIDEO)

26′ Malomo shfaq probleme te Dinamo. Merr ndihmën e stafit mjekësor.

24′ Tabeku rrëshqet në zonën e Dinamos. Nuk ia del të shfrytëzojë pasimin e Xhixhës. (VIDEO)

24′ Nani provon te Dinamo. Bekaj tregohet pozicional

19′ Drithërima te bardheblutë. Është Teikseira që kërkon të befasojë, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

18′ Vazhdojnë gjuajtje nga distanca. Këtë herë është radha e Alvarez nga bardheblutë. (VIDEO)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Në Shqipëri e nisi si “bomber” golash, sulmuesi shkodran që ka luajtur me Kombëtaren përfundon në ligën e 5-të italiane

17′ Nani tenton me gjuajtje nga distanca. Bekaj kontrollon pa problem te Tirana. (VIDEO)

10′ Goditje për t’u harruar nga Malomo, i cili doli në zonën e Tiranës. Shfaqet edhe Dinamo në derbi. (VIDEO)

7′ Xhixha bllokohet nga Ismaili. Tirana provon të rrezikojë që në fillim.

1′ Nis me 15 minuta vonesë ndeshja në “Air Albania”.

19:15- Mbahet 1 minutë heshtje për Josif Meçen, ish-doktor i Dinamos.

19:15- Fillimi i derbit të kryeqytetit vonohet për 15 minuta. 

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Teqja; Ismaili, Dita, Teikseira, Neziri, Bregu, Qardaku, Beqja, Koma, Nani, Malomo

Trajner: Ilir Daja

Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Alvarez, Mysloviç, Rafael, Xhixha, Tabeku, Mehmeti

Trajner: Orges Shehi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us