Lorik Cana përgatit “rikthimin” në futboll, por jo më me fanelën e Shqipërisë (POSTIMI)

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë Lorik Cana, ka “trazuar” rrjetin përmes një postimi të fundit në “Instagram”. 42-vjeçari po kalon pushimet me familjen në Maldive, ndërsa ka vendosur të tregojë disa momente për ndjekësit e tij.

Ajo që ka bërë “zhurmë”, përkon me fanelën dhe mesazhin: “A ju duhet një qendërmbojtës për ekipin kombëtar? E kam gati fanelën për çdo rast!!!” Cana në foto mban veshur fanelën e Maldives, teksa ky mesazh vjen në formë shakaje.

Ish-kapiteni e ka bërë debutimin te Shqipëria më 11 qershor të vitit 2003, kualifikueset e “Euro 2004” kundër Zvicrës, e humbur 2 – 3 në Gjenevë.

Në total, Cana numëron 92 paraqitje dhe 1 gol, ndërsa do mbahet mend gjithmonë për pozitën e liderit në përfaqësuese dhe shpirtin luftarak.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us