Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane, pasi në një makinë që nuk ishte në pronësi të tij, i janë gjetue 64 800 euro.
29-vjeçari shqiptar ishte banues në Bullgari dhe u ndalua në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila. Oficerët e kishin vënë re tashmë makinën, një Mini Countryman, dhe kishin dyshime për lëvizjet e tij.
I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte as përdorimin e makinës, që nuk ishte e tija, dhe as shumën e madhe të parave.
Kur u pyet nga karabinierët, 29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.
Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar.