Me veshjen e Kombëtares dhe i rrethuar nga besimtarët në shesh! Nedim Bajrami rikthehet në Shqipëri

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami është fotografuar ditën e sotme në Tiranë, dukë lënë përkohësisht Skocinë, pasi luan me Rangers në Premiership. Arsyeja kishte të bënte me festën e Kurban Bajramit.

Herët në mëngjes, 27-vjeçari si besimtar i devotshëm, kishte zgjedhur të falte namazin në sheshin kryesor të Tiranës.

Edhe pse ka kontratë me Rangers deri në verën e vitit 2028-të, shqiptari nuk e mbylli sezonin aspak mirë, vetëm 19 ndeshje, e përkthyer me 2 gola e 1 asist.

Me Kombëtaren, Bajrami numëron 43 prezenca, ndërsa nën drejtimin e ish-trajnerit Sylvinho, mesfushori mori profilin e “benjaminit”.

Me veshjen e Kombëtares dhe i rrethuar nga besimtarët në shesh!

Nedim Bajrami sot në Tiranë, festa e Kurban Bajramit
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us