Mesazh i koduar i Xhafajt: Ka prokurorë që hyjnë në Kadastër dhe bëjnë lëmsh institucionin për llogari të një grupi të caktuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, nuk ka pasur kritika vetëm për KLP-në.

Gjatë mbledhjes së sotme, ai ka hedhur akuza të forta edhe ndaj disa prokurorëve.

Xhafaj tha se ka prokurorë që hyjnë në Kadastër dhe veprojnë për llogari të një grupi të caktuar.

Ai nuk dha detaje të mëtejme, por dyshohet se shqetësimi i tij ka të bëjë me një kontroll të premten e kaluar në Kadastër, nga ana e SPAK.

Raportohet se ata sekuestruan mijëra dokumente, gjatë kontrollit që kryen në Kadastër.

Nuk dihet nëse Xhafaj këtë mesazh e ka pasur pikërisht për prokurorët që kryen kontrollin javën e kaluar, apo e ka për ndonjë rast tjetër.

 

Lajme të tjera |  Taulant Balla: Kjo tanimë është protesta e Saliut! Flamingot u zëvendësuan nga sorrat e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us