Kreu i Partisë Ilir Meta, ka qenë në një takim për fuqizimin e grave, ku ka vijuar me akuzat, se disa zonja të nderuara janë nëpëkëmbur në këtë forcë politike. Meta foli për gra që në Partinë e Lirisë e kanë pasur mendjen te rakat e larta dhe veshjet e shtrenjta, duke u bërë pengesë për zonjat e tjera që kanë dashur të angazhohen brenda PL-së.
“Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të këq. Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil lacin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë. Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë. Gratë në PL do të shpërthejnë dhe do të afrohen shumë të tjera në konventën e 27 Prillit. Njoh shumë gra të jashtëzakonshme në Shqipëri”, u shpreh Meta, ndërkohë që foli dhe për ato gra që janë bërë pjesë e Partisë së Lirisë, vetëm për të qenë në pushtet.
Meta foli dhe për arsyen e shkarkimit të këshilltarit të tij për mediat.
“Se patëm dhe ca me rininë ne, që ishin në pushtet në kohën e sufllaqeve. Sot Erisa mund të ishte shumë mirë dhe presidente e Partisë së Lirisë, dhe pse jo dhe kryeministre e shqipërisë. Mund të thoni ju se pse nuk e bëni, se në vendosjen e këtij regjimi kam faj edhe unë, ka faj edhe Sali Berisha. E largova këshilltarin tim të mediave, sepse bëmë një event të shkëqlyer me vajzat, dhe në fotoalbumin që u publikuan, 7 foto, 2 ishin njësoj, dhe 5 të tjera ishin me kurriz. Ne nuk kemi pse i nxjerrim me kurriz vajzat dhe gratë, u shokua Blendi Fevziu dhe Çim Peka kur i panë ato foto. Fotoalbumi me gratë me kurriz i shërben asaj politike të shëmtuar, që nuk lejon promovimin e grave të tjera”, vijoi Meta fjalën e tij.