Miliona euro të çuara dëm, sulmuesi i Realit gati të “paketojë valixhet”

Franco Mastantuono mund të largohet nga Real Madrid. Pas një sezoni larg pritshmërive, ku sulmuesi argjentinas më shumë ka ngrohur stolin sesa është aktivizuar, kjo dhe për shkak edhe të ndryshimeve në stol, drejtuesit e klubit po mendojnë ta dërgojnë me formulën e huazimit në një skuadër tjetër ku të mund të gjejë hapësirat e nevojshme.

Edhe pse tek Reali u rikthye Jose Mourinho, siç duket, e ardhmja e tij po rivlerësohet, ndaj dhe ofertat që do të paraqiten drejt futbollistit nuk do të injorohen. Një formulë që mund të ndiqet është edhe ajo e Endrick, i cili kaloi tek Olympique Lyon në huazim duke rimëkëmbur plotësisht formën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Kujtojmë se për Mastantuonon, “Mbretërorët” paguan plot 63 milionë euro në arkat e River Plate, një shifër që nuk është justifikuar aq sa duhet nga performancat në fushë të argjentinasit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us