ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Klubi i Tiranës sapo ka prezantuar pak minuta më parë tre futbollistë që do t’i bashkohen trajnerit Dejan Klafuric për sezonin e ri 2026/27.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “bardheblutë” e kryeqytetit kanë njoftuar se dy mesfushorët, Mateo Maçi (17 vjeç), Aimar Bami (me pozicion qendror, 18 vjeç), si dhe qendërmbrojtësi Leon Misja (18 vjeç) do të gradohen në ekipin e parë, duke i dhënë kroatit më shumë opsione në organikë.

“Ky moment përfaqëson filozofinë e klubit: të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë talentet e veta. Akademia e KF Tiranës vazhdon të ndërtojë një urë të fortë drejt ekipit të parë, duke u dhënë lojtarëve të rinj kohën, besimin dhe mundësinë për të hedhur hapin drejt futbollit profesionist.”, shkruhet më tej në këtë postim.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us