Muçi po “TRONDIT” Turqinë me gola spektakolar, Taulant Balla futet “shkues” për sulmuesin te Sylvinho

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi po përjeton moment “magjik” në Turqi me ekipin e Trabzonspor. Në 2 sfidat e fundit, 24-vjeçari numëron 3 gola, njëri më i bukur se tjetri.

Në ndeshjen e sotme kundër Konyaspor, e përfunduar 3 – 1 për Trabznospor. Rrjeta e Muçit direkt nga goditja e dënimit, pavarësisht pozicionit të prirët, ka bërë bujë jo vetëm në Turqi për mënyrën e interpretimit dhe shkallës së vështirësisë.

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla e ka shpërndarë në rrjetet sociale “kryeveprën” e Muçit me mbishkrimin: “Ernest Muçi një super gol tjetër.

Ai është rikthyer në formën e vet më të mirë dhe është lajm i mirë për rrugëtimin tonë drejt Botërorit amerikan në pranverë”.Futbollisti Ernest Muçi nuk është preferuar më nga trajneri Sylvinho në Kombëtare, ku rasti i fundit përkon me datën 10 qershor 2025, duelin kundër Letonisë në transfertë, e ku ishte në fushë për 30 minuta.

 

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us