“Ndërkohë që miratoni…”/ Plasin të qeshurat te Ligjet, zëvendësministri kërkon leje për në tualet! (Video)

Një moment pikant është shënuar gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo.

Teksa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, po përgatitej të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo ndërhyri për të kërkuar leje që të largohej për pak çaste për në tualet.

“Mund të dal një sekond, kryetar, ndërkohë që miratoni…”, u shpreh zëvendësministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.

 

Lajme të tjera |  Gjergj Luca, mesazh protestuesve: Keni të gjithë të drejtën e Zotit të çoheni dhe të gërthisni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us