Ndryshim skenarësh për Kristjan Asllanin?! Gjiganti turk lëviz “gurët” për mesfushorin e Kombëtares, ja si do bindet Interi për ta shitur

Kristjan Asllani mund të mbetet në Turqi dhe sërish te Besiktas. Siç raportojnë mediat turke, “Shqiponjat e Stambollit” janë duke studiuar një mundësi të re se si ta blejnë përfundimisht mesfushorin shqiptar.

Me emërimin në stol të trajnerin Vincenzo Italiano, gjërat kanë ndryshuar për 24-vjeçarin i cili mund të përfitojë një shans të dytë nga italiani.

“Orta Çizgi” shkruan se gjiganti turk do të përpiqet të ulë pretendimet ekonomike të Interit, që zotërojnë dhe kartonin e futbollistit. 11 milionë janë shumë, ndaj dhe palët do të intensifikojnë bisedimet për ta përfituar Asllanin për një shumë më të favorshme.

Mesfushori i Kombëtares u paraqit këtë sezon që sapo lamë pas në 17 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola dhe 2 asiste.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përforcim "bombastik" për Ilir Dajën, Dinamo njofton afrimin e kampionit të Superligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us