Nga finalja Oriku-Butrinti te shanset e Partizanit B, njihuni me sfidat e sotme të Kategorisë së Dytë

Ditën e sotme, do të zhvillohen 4 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të grupit B, të vlefshme për javën e fundit të kampionatit. Sfida interesante, ku do të vendoset edhe kampioni i këtij grupi.

Oriku dhe Butrinti është si një finale, teksa sarandiotëve u mjafton barazimi për “konfirmimin” në Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër Partizani B ka ende shpresa, por duhet të kalojë pengesën Këlcyrë.

Në ndeshjen e tjera, Delvina do të përballet me Tomorin, ndërsa skuadra e Maliqit luan fatet ndaj Devollit. Këto ndeshje do të luhen të gjitha paralelisht, duke nisur prej orës 14:00.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Kristjan Asllani shok skuadre me yllin e Kosovës?! Mesfushori i Kombëtares përfundon nën “radarët” e rivalit të Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us