Agim Zeka është pa ekip që nga data 17 janar. Për herë të fundit ishte pjesë e Real Mursias në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Partizanit ka postuar një foto në rrjetet sociale. Zeka ndodhet në palestër, ndërsa në përshkrim paralajmëron rikthimin në futboll.
Kujtojmë se 27-vjeçari ftohej edhe nga trajneri Silvinjo për sfidat e shtatorit 2024. Megjithatë nuk mori minuta dhe përfundoi në tribunë.
Zeka shfaqet kështu në kërkim të ekipit të ri. Për të ishte një sezon i vështirë ku nuk munguan dëmtimet, ndërsa luajti vetëm dy ndeshje në total.






