Nga takimi me Rolando Maran te atmosfera në Kombëtare, Myrto Uzuni: Me trajneri e ri mund të luaj më ofensiv, normalisht do tregojmë veten

Kombëtarja shqiptare pritet të luajë dy ndeshjet miqësore përballë Izraelit dhe Luksemburgut. Sfidat që do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, do të luhen të mërkurën më datë 3 qershor dhe ajo e radhës të shtunën më 6 qershor, në të njëjtin orar, 20:00.

Pak ditë para këtyre dueleve, ka folur për mediat, sulmuesi Myrto Uzuni.

“Takimi me trajnerin e ri, çfarë ka ndryshuar në atmosferë? Normalisht që është stafi i ri, edhe në sistem më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Dhe dëshira është që të shënoj shumë gola. Normalisht do tregojmë veten, të gjithë mund të luajmë titullar.

Situata me Austin? Normalisht që kam kontratë. Kam patur një ofertë shumë të mirë në jana. Ka qenë e mbyllur si tratativë, por në momentet e fundit është prishur për shkak se edhe klubi i Austin nuk kishte shumë prurje në ekip.

Cikël i ri? Siç e thashë edhe më përpara, i uroj suksese trajnerit Sylvinho. Përsa i përket trajnerit të ri, siç e sheh eksperiencën me skuadrat ku kanë qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe me ne.“, tha Uzuni.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Shënoi 12 gola me Elbasanin, sulmuesi portugez surprizon me ekipin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us