Një javë larg ndeshjes me Poloninë, trajneri i Besiktas “bekon” Asllanin me vendimin e fundit

Besiktas luan në orën 18:00 ndeshjen e javës së 27-të në kampionatin turk përballë Kasimpasa. Në formacionin e zgjedhur nga trajneri Yalcin, bie në sy prezenca si titullar e Kristjan Asllanit.

Mesfushori i Kombëtares ka marrë besimin e trajnerit, duke e nisur kështu që nga minuta e parë këtë përballje. Një zhvillim i rëndësishëm ky dhe për trajnerin Sylvinho që pret më shumë minuta në këmbë prej tij.

Në anën tjetër, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet ta nisë këtë duel nga stoli.

Një javë larg ndeshjes me Poloninë, trajneri i Besiktas

Formacionet zyrtare: Besiktas-Kasimpasa
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ E bëri debutimin përkrah Harry Kane, Bayern Munich “kyç” mesfushorin shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us