“Nuk ia fal kurrë Ilir Metës” – Monika Kryemadhi flet për divorcin: Na ndau politika, njerëzit e Ilirit kishin shumë pushtet dhe m’u kundërvunë

Monika Kryemadhi gjatë deklaratës së saj në “Top Story” ka folur për divorcin me Ilir Metën, si erdhi ky vendim për përfundimin e martesës së saj.

Ajo foli edhe për prapaskenat politike, si shihej ajo në LSI, sa mbështetej në atë parti, duke zbuluar kështu edhe disa detaje nga marrëdhënia me ish-partnerin.

“Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara.

Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim.

Unë kam qenë egoiste në arenë, por jo në familje. Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat dhe ishin gjithmonë aty.

Lajme të tjera |  Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza

Mora një parti ku ishin me deputetët e burrit, dhe ishin me ish-ministrat e burrit, kishte një grup parlamentar i cili ishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, ishte një parti e cila kur Ilir Meta vajti president u la përballë PD-së dhe PS-së.

Unë quhesha terroriste politike. Kjo pasi në takimet ndërkombëtare që bëheshin nga opozita, pasi deputetët që kishte LSI krijonte balanca. Më lutej, për të kaluar ligjin e magjistraturës. Ai ka qenë 0 i përfshirë, përveçse djegies së mandateve, ai ka qenë kundër, edhe për bojkotet që bënim herë pas herë. Do ta digjja vetëm unë ta digjja mandatin dhe më pas të tjerët do të prisnin sa të vinte Ilir Meta. Aksioni opozitar u la në mes të rrugë”, tha ajo.

Lajme të tjera |  "90%, profile fallco!" Kritikat për "Paketën e Maleve', Rama: Sorrat që shndërruan bulevardin e flamingove në vulgaritet (FOTO)

Monika Kryemadhi është shprehur se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë politik apo emocional.

Kryemadhi theksoi se ajo që nuk ia fal Ilir Metës është faktin që nuk kishte besim ndaj saj, ndërsa shtoi se ajo nuk ka qenë kurrë dyshuese për vendimet e tij.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”, u shpreh Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us