“Objektivi nuk është kampion dimri, por titulli”, Julain Brahaj autokritikë: Reagim shumë i mirë pas humbjes me Flamuratrin, mungesa e Aleksit…

Egnatia është rikthyer me ritëm të plotë në Superiore, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren karshi Vorës në shtëpi, e mbyllur 2 – 0 në adresim të rrogozhinasve.

Zëvendëstrajneri i Egnatias Julian Brahja ka folur për media në pozitën e “timonierit”, kjo për shkak të mungesë së trajnerit kryesor Edlir Tetova (arsye shëndetësore):

“Çunat bënë një performancë shumë të mirë, pas një humbje me Flamurtarin. Reagim shumë i mirë nga ekipi ynë. Mungesa e Aleksit? Ai është lojtari kryesor i ekipit, por u la jashtë për shkak të rrotacionit.

Ia urojmë kthim sa më të shpejtë trajnerit Tetova. Hapja e Fernandez është strategjia jonë. Titulli? Nuk ka ndeshje të lehta. Takimi i radhës është me Dinamon. Për ne nuk është shumë e rëndësishme se kush del kampion dimri. Objektivi është titulli”.

Lajme të tjera |  Tirana pret ende sulmuesin, në Rumani e lënë me pikëpyetje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us