Osimhen lë me “gisht në gojë” Juventusin, bomberi nigerian vendos për ekipin ku do të luajë për sezonin e ardhshëm

Prej kohësh zërat e merkatos flasin për Victor Osimhen, i cili është aktualisht i huazuar nga Napoli te Galatasaray. Sulmuesi nigerian është protagonist absolut gjigantëve të Turqisë këtë sezon, ku pritet të fitojë titullin kampion.

Në Turqi tashmë kanë zbardhur edhe të ardhmen e Victor Osimhen. Siç raportojnë mediat, sulmuesi nigerian do të qëndrojë në Turqi, katroni i cilit do të blihet përfundimisht nga Galatasaray.

Kampionët në fuqi të Turqisë pritet të paguajnë klauzolën e lirimit prej 65 milionë eurosh që ka vendosur Napoli. Kujojmë që në garë për shërbimet e Osimhen është Juventusi, por duket që premisat janë që nigeriani të qëndrojë në kampionatin turk.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us