Pep Guardiola merr drejtimin e Italisë?! Trajneri spanjoll bën zgjedhjen: Për arsye…

Pep Guardiola nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë. “SkySport” raporton se tekniku spanjoll e ka refuzuar këtë detyrë që i është ofruar, duke u justifikuar se zgjedhja ka ardhur për “arsye personale”.

Kujtojmë se prej kohësh, ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City-t, u përfol për të pasuar Gattuson në stolin e Italisë. Mirëpo, duket e pamundur që kjo gjë të ndodhë momentalisht.

Me Paolo Maldinin në Federatën Italiane si zyrtar, shpresat ishin të larta se Guardiola do të bindej. Por, bashkëpunimi nuk do të ndodhë, me spanjollin që mbetet një “trajner i lirë”.

Lajme të tjera |  Rriten shanset e Dinamos për fitore, Ilir Daja gjen pikën e dobët të rivalit nga Sllovenia pak orë para ndeshjes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us