Rama humb qetësinë, nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Kryeministri Edi Rama duket se po e humb durimin me rrjetet sociale, ndaj ka vendosur të zgjidhë problemin me një lëvizje të thjeshtë, duke bllokuar komentet.

Prej ditësh, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka nisur një aksion për bllokimin dhe limitimin e komenteve.

Ky veprim ra në sy veçanërisht pas postimeve për koncertin e Kanye West, të cilin kryeministri e quajti “magji”, ndërsa kritikët i kritikoi si zakonisht.

Por, sapo qytetarët filluan të kërkonin llogari për 4 milion eurot e buxhetit që u dhanë për këtë aktivitet privat, “magjia” u zhduk dhe komentet u bllokuan.

Kur nuk ke çfarë thua, mbyllja e mikrofonit mbetet zgjidhja më komode.

Ky izolim digjital tregon se makineria e vjetër e propagandës po çalon.

Lajme të tjera |  “Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në 1998”, deklarata skandaloze e ministres serbe!

Për vite me radhë, faqja e tij dominohej nga duartrokitjet e patronazhistëve, por sot as algoritmet nuk po e fshehin dot më realitetin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us