Rei Manaj “fluturon” drejt Kinës, kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon

Merkatoja dimërore e futbollistëve ka hapur rrugën për një kapitull të ri në karrierën e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

27-vjeçari ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij futbollistike në Lindjen e Largët, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kinez Zhejiang Professional FC.”

Sipas marrëveshjes, Manaj do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, duke u kthyer në një nga futbollistët më të paguar shqiptarë.

Ky transferim vjen pas eksperiencës së tij te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sulmuesi kuqezi u dallua për formën e mirë dhe golat vendimtarë.

Zhejiang Professional FC synon të forcojë repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt, ndërsa pritet që prezenca e tij të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe ambiciet e klubit në kampionatin kinez./Kubi Sportiv Euronews.al/

Lajme të tjera |  Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us