Analisti Preç Zogaj, duke bërë paralelizmin mes Hungarisë dhe Shqipërisë, pas fitores së madhe të opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në Hungari doli një alternativë që mblodhi të gjithë kundërshtarit e Orbanit. Sipas Zogajt në të dyja vendet populli opozitar është shumicë, por në Shqipëri partia kryesore e opozitës ka 250 mijë vota më pak se para 4 vitesh.
E megjithatë Hungaria pati një alernativë, të tjerat janë muhabete. Ky e korri fitoren me dy hapa. Doli para dy vitesh në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe mori 27 për qind të votave dhe krijoi grupin. Opozita pa se doli një lider. Partitë, me përjashtim të një partie të majtë, thanë se ky ka mundësi të mbledhë një shumicë.
Shqipëria ka ngjashmëri me Hungarinë se ka më shumë opozitarë se sa ata që e mbështesin qeverinë.
Në një vend, nëse dhoma e fshehtë ekziston, ku qytetari që do ndryshimin është Zot. Unë po ju them se miti i pathyeshmërisë së Ramës është mit komforti. Në 2021 opozita ishte 37 mijë vota larg PS bile edhe ato ishin nga trafikimi i votave.
Nëse ka alternativë. Por në Shqipëri është bllokuar alternativa, nga partia më e madhe e opozitës.
Opozita në Shqipëri nga zgjedhjet e vitit 2021 ku kemi 4 vite konsum dhe korrupsion të hetuar të Ramës, opozita e Berishës merr nja 250 mijë vota bashkë me Metën më pak” – tha Zogaj.





