Shërbimi Sekret i SHBA trajnon truprojat e shefit të SPAK, Altin Dumani

Ambasada e SHBA në Tiranë informon se tetë anëtarë të Gardës së Republikës të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kanë kryer një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Budapest. Mes anëtarëve të Gardës që janë trajnuar nga ekspertët amerikanë janë edhe truprojat e shefit të SPAK, Altin Dumani.

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Lajme të tjera |  "Kur t’u njohësh banorëve pronësinë, atëherë flasim për sukses" - Marjana Koçeku replikon me Ramën, pas vizitës në Theth

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us