Shperthen Shehaj: Rama dërgoi Ballën te vila ku pushon gruaja dhe fëmijët e mi! Nuk ma mbyllni dot gojën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të grupit paralamentar socialist Taulant Ballës pasi ky i fundit publikoi të dhëna të vendndodhjes së shtëpisë në Itali ku jetojnë fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten.

Kjo sipas kreut të Mundësia bëhet për shkak se qeveria kërkon të mbyllë gojën e deputetëve të Mundësia dhe të ndalen nga denoncimet e skandaleve korruptive të Ramës.
Shehaj jep një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama dhe shprehet i bindur se aksioni opozitar në Parlament do të vijojë pa u trembur nga shandazhet.

Lajme të tjera |  Ministrja Ibrahimaj: Gjatë vitit 2025 u futën në Shqipëri 5 miliardë euro vetëm nga shërbimet e turizmit!

“Pse e bën Edi Rama këtë?  Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, e mbyll reagimin e tij Shehaj.

Reagimi i plotë i Shehajt:

Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!

Tani, pse e bën Edi Rama këtë?

Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë:

Lajme të tjera |  Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shans të japë dorëheqjen qeveria!

Ne nuk ndalemi!

Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us