“Shpëtuam imazhin e Shqipërisë” – Ministrja Ismaili tregon se kush e mori vendimin për të dhënë 4 mln euro për koncertin e Kanye West

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka deklaruar se fondi prej 4 milionë eurosh, i akorduar nga qeveria për organizimin e koncertit të Kanye West, ishte një vendim i domosdoshëm.

Sipas ministres, ky vendim u mor për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë dhe për të shmangur pasoja edhe më të mëdha ekonomike.

Më tej, Ismaili deklaroi se ishte vetë kryeministri ai që bëri të ditur se vendimmarrja ishte marrë “in extremis”, pas shtimit të rrezikut për anulimin e koncertit.

Ky është një koncert që e vendos Shqipërinë në një tjetër standard në arenën ndërkombëtare. Është e vërtetë që u dhanë 4 milionë euro, por nëse koncerti do të anulohej, humbja do të arrinte në rreth 11 milionë euro“, u shpreh Ismaili në Euronews Albania.

Në përfundim, ministrja nënvizoi se përfitimet nga zhvillimi i koncertit janë të shumëfishta, jo vetëm për ekonominë, por edhe për promovimin e imazhit të vendit. Sipas saj, anulimi i koncertit do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për reputacionin e Shqipërisë dhe do të ndikonte negativisht edhe në sektorin e turizmit.

Lajme të tjera |  Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e rolit të agjentit të dyfishtë Kim Philby

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us