Shqipëria dhe Kosova në “qiellin e shtatë”, shqiptarët “prekin” Botërorin pa zbritur në fushë (PARASHIKIMI)

Ndërsa në ndajnë edhe pak orë nga ndeshja e shumëpritur Poloni – Shqipëri, “Play-Off” i Kupës së Botës, mediumi “football.predictions” ka bërë parashkimet për 8 ndeshjet e kësaj faze.

Edhe pse Shqipëria do të luajë në “ferrin” e Varshavës, medium i mësipërm befason, parashikon fitoren e Kombëtares me shifrat 1 – 0.

Në këtë “lupë”, lajmi i mirë vjen edhe për Kosovën, sipas “football.predictions”, përfaqësuesja “Dardane” do të triumfojë 1 – 0 në mes të Bratislavës kundër Sllovakisë.

Surprizat nuk mbarojnë me kaq, më tej “skanohet” eliminimi i Italisë kundrejt Irlandës së Veriut me penallti, Uellsi fiton 2 – 1 ndaj Bosnjës, Ukraina “likujdon” 3 – 1 Suedinë, Danimarkë – Maqedonia e Veriut 2 – 1, Turqi – Rumani 5 – 1 dhe Çeki – Irlandë 1 – 0.

Lajme të tjera |  Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us