Shqiptarët kryesojnë listën e emigrantëve të arrestuar në Britaninë e Madhe, 1 në 50 ndodhet në burg

Gazeta britanike “The Telegraph” përmes një artikulli shkruan se 1 në 50 emigrant shqiptarë janë në burg. Sipas të dhënave, në Britaninë e Madhe ndodhen rreth 53 mijë shqiptarë dhe 1200 prej tyre janë në burg, madje kryesojnë listën e kombësive të huaja të arrestuara. Në Britaninë e Madhe janë arrestuar më shumë se 130 emigrantë me kombësi të ndryshme, pas Shqipërisë vjen Kosova, Vietnami, Algjeria, Xhamajka, Eritrea dhe Iraku. Ndërsa shtetet si Gjermania, Italia, India, Greqia, Amerika, Franca dhe Kina kanë më pak të arrestuar në Britaninë e Madhe.

Sipas artikullit, numri i emigrantëve të arrestuar është më i lartë se ai i britanikëve. Kjo është hera e parë që kjo analizë kryhet, pasi deputetët konservatorë kanë akuzuar vazhdimisht laburistët se po fshehin numrin e të arrestuarëve emigrantë që kryejnë krime në Britaninë e Madhe.

Lajme të tjera |  SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi për të cilën dyshon se është në pronësi të Ballukut, shtohen dy akuza të reja

Shqiptarët kryesojnë listën e emigrantëve të arrestuar

Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje Danimarkës dhe SHBA-ve të publikojnë të dhënat e emigrantëve të arrestuar në mënyrë që të përpilojnë një tabelë me nivelet e krimit që kryhen nga emigrantët të çdo shteti. Ky projektligj po diskutohej gjatë udhëheqjes së Rishi Sunak, por u hodh poshtë për shkak të zgjedhjeve.

Mbështetësit, duke përfshirë konservatorin Robert Jenrick dhe ish-ministrin Neil O’Brien, argumentojnë se të dhëna të tilla do t’i mundësonin Ministrisë së Brendshme të ashpërsonte politikat e vizave dhe dëbimit për kombësitë që lidhen me shkallë më të lartë të krimit në Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us