Skënder Hita lëvizje në Policinë e Tiranës, ja kush largohet

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para.

Siç mësohet, ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.

Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shqiponjave” në Tiranë.

Ndërkohë, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni

Lajme të tjera |  Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us