Superiorja i lë “skenën” Kupës, ndeshjet çerekfinale premtojnë spektakël (AXHENDA)

Superiorja tashmë i ka lënë “skenën” Kupës së Shqipërisë. Ekipet nuk do të kenë shumë kohë për të pushuar, pasi në mesjavë do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales.

Kështu duele mjaft interesante janë programuar për t’u zhvilluar më 5 shkurt. Të mërkurën do të sfidohen mes tyre Bylis – Egnatia, Laçi – Partizani, duele që startojë në orën 13:30.

Interesante do të jetë përballja Dinamo – Skënderbeu dhe Elbasani – Vllaznia, sfida që do të startojnë në orën17:00. Kujtojmë se në këtë fazë skuadrat do të luajnë me sistemin vajtje – ardhje dhe sfidat e kthimit janë parashikuar të zhvillohet më 26 shkurt.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

NDESHJET: 

Bylis – Egnatia/ 13:30

Laçi – Partizani/ 13:30

AF Elbasani – Vllaznia/ 17:00

Dinamo City – Skënderbeu/ 17:00

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us