Gjatë takimit sot paradite me pensionistët, kryeministri Rama tha se performanca pozitive e ekonomisë shqiptare do të përkthehet në mbështetje konkrete për pensionistët.
Sipas qeverisë, objektivi është që pensioni mesatar për personat me karrierë të plotë pune të arrijë në 400 euro deri në vitin 2029.
Ndërkohë, për pensionistët me vite të pjesshme sigurimi, synimi është që pensioni mesatar të shkojë në 220 euro.
Në takim u theksua se rritja ekonomike dhe të ardhurat shtesë në buxhet do të përdoren për të mbështetur shtresën e tretë.
Masat e prezantuara vijnë në të njëjtën kohë me shpërndarjen e bonusit veror për pensionistët, një pagesë shtesë prej 5 mijë lekësh.
Qeveria ka deklaruar më herët se fokusi i saj, pas reformës së pagave, do të zhvendoset te pensionistët dhe rritja graduale e të ardhurave të tyre.





