Tabaku: Diktatorët bien në këmbët e njerëzve të lirë! Hasimja: Edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer

Politologu Ermal Hasimja, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se sot shqiptarët kanë nevojë për frymën e bashkimit.

“Në 20 shkurt 1991 donim të gjithë të njëjtën gjë. Bashkë na bënte shpresa, që janë përpjekur të na e venisin. Sot duam zgjedhje të lira e të ndershme, që të vendosim vetë se kush do na qeverisë. Sot edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer”, tha ai.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se “të gjithë diktatorët bien, në këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj”.

Ajo kujtoi rrëzimin e monumentit të diktatorit si një moment kyç në historinë e vendit. “Rrëzimi i monumentit të diktatorit ishte çasti i kthesës së madhe për ne, ishte fundi i një horrorri e diktature të pamëshirshme. Ky ishte triumf. Të gjithë diktatorët dhe autokratët bien. Të gjitha monumentet e tyre rrëzohen në këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen rrugën e saj gjithnjë. Liria triumfon gjithmonë, edhe në errësirën e diktaturës,” deklaroi ajo.

Në vijim, Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një sistem që, sipas saj, favorizon një pakicë të privilegjuar në kurriz të qytetarëve. “Sot jemi përballë një autokrati të rilindur. Sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën e korrupsionit, diktaturën e korrupsionit. Është ideologjia e regjimit sot që ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve dhe ofron mundësi për krimin,” u shpreh deputetja.

Lajme të tjera |  Berisha: Rënia e turizmit jo nga protesta, por ‘narkoeuro’!

Ajo shtoi se pasojat, sipas saj, janë dramatike për ekonominë dhe shtresat në nevojë. “Industria dhe bujqësia janë në falimentim. Çdo i varfër e pensionist e di të vërtetën. Sot të korruptuarit bëjnë ligje që të mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve. Familjet e thjeshta numërojnë qindarkat, shtresa e mesme po shtypet, taksat po shtohen, ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen qytetarëve,” deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us