Tekniku i Everton i keqardhur pas dëmtimit të Brojës: Shumë zhgënjyese, po përshtatej mirë me skuadrën

Armando Broja u dëmtua dje në ndeshjen që Everton po luante në transfertën e Bornmëth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 32-të.

Pas ndeshjes foli trajneri Shon Dajç, që i besoi ndeshjen e dytë radhazi si titullar.

“Shumë zhgënjyese për atë. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu. Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë kur u aktivizua”, u shpreh trajneri i Evertonit shkurtimisht pas humbjes.

Akoma mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit të Brojës.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us