Tensionet në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se Irani ka shkelur marrëveshjen me SHBA-në, pasi ka qëlluar me dron drejt në anijeje në Ngushticën e Hormuzit.

Në një linjë telefonike për NBC, në emisionin “Meet the Press”, Trump tha se Irani bëri një marrëveshje në të cilën “hoqi dorë nga gjithçka”.

“Ne patëm takime me ta… ata ranë dakord për një marrëveshje dje, një marrëveshje perfekte për ne, pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, pa asgjë, ata hoqën dorë nga gjithçka dhe pastaj pas kësaj, ata dolën nga dhoma, dhe brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje. Unë thashë ‘ju njerëz jeni të sëmurë. Ju jeni njerëz të sëmurë. Ne i bombarduam ata mbrëmë. Ata janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë”, shtoi ai.

Lajme të tjera |  “E bleva njëherë edhe u sëmura….”, fermeri nga Lushnja akuzon bashkëfshatarët: E mbytin shalqinin me kimikate ndaj nuk u shitet (VIDEO)

Trump tha gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafikun tregtar./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us