Territori i Kosovës me flamurin serb nën sytë e Infantinos, Granit Xhaka përleshet me futbollistët e Serbisë! UEFA asnjë masë

Zvicra dhe Serbia barazuan të premten në Ligën e Kombeve, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Zurichut. Në këtë duel i pranishëm ishte edhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.

Pikërisht nën sytë e tij dhe mes Evropës, huliganët e Serbisë edhe njëherë nuk ngurruan që të shfaqnin banera provokues, me territorin e Kosovës të veshur me ngjyrat serbe.

Diçka e tillë vijoi për gjithë ndeshjen dhe nga FIFA e UEFA nuk u mor asnjë masë për të hequr këto simbole provokuese, aq më tepër që me Zvicrën luajnë disa shqiptarë.

Ka qenë pikërisht kapiteni i Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka që gjatë ndeshjes nuk i ka mbajtur nervat dhe është përleshur me Milenkovic. Pas ndeshjes Xhaka foli për nivelin e Ligës së Kombeve, duke i krahasuar me ndeshjet miqësore.

“Dua që të jem vërtet i hapur dhe i sinqertë me ju. Kampionati Europian apo Botërori është shumë më ndryshe sesa Liga e Kombeve. Kjo është pak a shumë si një ndeshje miqësore, ky është fakt.

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Sigurisht që ka rëndësi se ti luan me më të fortit, por është më shumë një mundësi për djemtë e rinjë që të tregojnë veten se kush janë, i kemi dhënë shansin të rinjve”, tha Xhaka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us