Tragjike në Itali/ 48-vjeçari shqiptar vdes në aksident. Komuniteti vendas i tronditur: Për ne ishte Fabio, do të na mungojë

Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitet si Fabio, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën “A1”, në zonën e Calenzanos.

Viktima Fatmir Muslia ishte shofer kamioni dhe jetonte prej vitesh në Itali, ku kishte fituar respektin e bashkatdhetarëve dhe vendasve për profesionalizmin dhe sjelljen e tij të mirë.

Ngjarja ndodhi kur Muslia, duke drejtuar kamionin e tij u përplas me një tjetër automjet. Përplasja ishte e fortë dhe fatkeqësisht i la viktimës pak ose aspak shpresa për shpëtim.

Menjëherë pas lajmit, miq dhe bashkatdhetarë të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Via di Vittorio, një kryqëzim mes Via Firenze-s dhe Via Romana-s, për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

Atmosfera ishte e trishtë dhe e mbushur me dhimbje, ndërsa të afërmit dhe fqinjët shprehën pikëllim për humbjen e një njeriu të dashur. Funerali u zhvillua në varrezat e qytetit Tau, ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh dhe miqsh, duke nderuar kujtimin e Fabios.

Lajme të tjera |  “Berisha në burg, PD e shitur”, Berisha për thirrjet në protestë: Janë slogane të ekstremistëve të majtë

Fatmiri la pas gruan, Blerinën, dhe dy fëmijët, Fabianon dhe Fabiolën. Ai kishte jetuar në Itali për rreth njëzet vjet dhe ishte veçanërisht i integruar në Altopascio, duke u bërë pjesë e komunitetit vendas.

Miqtë e tij e përshkruanin si një person të dashur, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

“Vinte shpesh në klubet e bilardos dhe ishte gjithmonë i qeshur, i kujdesshëm dhe i respektuar. Një person që gëzonte respekt dhe dashuri nga të gjithë”,thanë miqtë.

Ata shtuan se ishte një shofer i vetëpunësuar që zotëronte makinat e tij dhe transportonte mallra për palë të treta, duke udhëtuar shpesh dhe duke treguar përkushtim maksimal në punë.

Lajme të tjera |  "Edhe policët qanë...", gazetarja Anila Hoxha: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes dhe komunitetit. Për të gjithë ata që e njihnin, Fatmiri do të mbetet një shembull i profesionalizmit, korrektësisë dhe sjelljes së mirë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us