VIDEO/ 2 kartonë të kuq, gol me penallti dhe një i anuluar, Klasikja i ka të gjitha brenda! Tirana mposht Vllazninë

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Rafa me anë të një penalltie në pjesën e parë. Po në pjesën e parë, bardhebluve iu anulua goli i shënuar nga Tabekou, për pozicion të parregullt.

Ndërkohë që shkodranët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq Esat Mala dhe Melos Bajrami.

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke besuar fortë tani tek mbijetesa. Në krahun tjetër me 60 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e dytë.

Tirana 1 – 0 Vllaznia (Rafa 15′)

“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Myslovic, Rafael, Alvarez, Haxhiu, Halili, Xhixha, Tabekou, Kresic. Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Celikovic, Krymi, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.

NDESHJA:
90+6′ Mbyllet 1-0 ndeshja.
90′ Vllaznia me 10 lojtarë, ndëshkohet edhe Bajrami.


84′ Vllaznia me 10 lojtarë, Esat Mala merr kartonin e dytë të verdhë.

45+1′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
36’ GOL TIRANA! Shënon Tabekou. Por anulohet për offside.

15′ GOL TIRANA! Shënon Rafa.


1’ Gjithçka gati në “Selman Stërmasi”, nis Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us