VIDEO/ 4 gola, por pa fitues në kryeqytet, Dinamo dhe Vora ndajnë pikët në “Air Albania”

Dinamo 2 – 2 Vora (Neziri 10′, Bregu 19′ / Kasalla 63′, Shehi 73′)

Dinamo dhe Vora janë ndalur në barazimin 2-2, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Abissnet Superiore. Plot 4 gola të shënuar në impiantin “Air Albania”, aty ku fillimisht kryeqytetasit morën “frerët” e takimit duke shënuar dy gola përmes Nezirit në të 10-tën dhe Bregut 9 minuta më vonë.

Me fraksionin e pjesës së dytë, vjen dhe goli i Kasallës në minutën e 63-të, i cili sjell shpresë tek vorakët, ndërsa në të 75-tën minutë, Shehi shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes duke ndëshkuar portierin Aldo Teqjas dhe sjell golin e baraspeshës dhe të fundit të sfidës.

Një pikë për secilën skuadër, e cila nuk ngop asnjërën në llogaritë e fundit për objektivat që kanë në përmbyllje të sezonit. Me këtë rezultat, Dinamo mban vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Vora pozicionohet në të 8-tin në zonën e play out me 39 pikë.

Lajme të tjera |  Goditi me grushte Gavin pas humbjes në finale, mesfushori Paredes tregon arsyen: Foli keq për Leo Messin, tha se nuk e ndihmuan dot arbitrat dhe VAR-i (VIDEO)

“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Goudiaby, Guindo, Bregu, Nani, Malomo, Qefalija, Dita, Aliji, Beqja, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Felipe, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Kashari, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.

LIVE:

Mbyllet sfida në “Air Albania”, Dinamo 2-2 Vora. 

73′ GOL VORA! Shënon Shehi. 


63′ GOL VORA! Shënon Kasalla.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë mes Dinamos dhe Vorës.
19′ GOL DINAMO! Shënon Bregu.

10′ GOL DINAMO! Shënon Neziri.

1’ Dinamo do vazhdimësinë dhe Vora në fushë për 3 pikët jetike, nis dueli në “Air Albania”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us