VIDEO/ Bën 70 metra sprint dhe jep asistin perfekt, ai që Silvinjo nuk mori kurrë në konsideratë ndal Fenerbahçen në luftën për titull në Turqi

Arda Kurtulan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni në Superligën turke. Futbollisti i cili nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga trajneri Silvinjo, po shkëlqen me fanellën e Goztepe, duke u bërë vazhdimisht protagonist me lojën e tij.

Kështu ka qenë edhe sot, në një ndeshje shumë delikate për luftën për titullin përballë Fenerbahçes në Stamboll. Kurtulan, ishte protagonist për ekipin e tij, pasi në pjesën e parë të ndeshjes dha asistin për golin e avantazhit të shënuar nga Xheferson.

Pas një kundërzbritje të shpejtë, ai bëri një sprint 70 metra dhe pastaj nga e djathta dha asistin perfekt për shokun e skuadrës i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 1-0.

Lajme të tjera |  Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

SHIH VIDEON

Më pas ndeshja e mbyll 1-1, me Fenerbahçen që humbi hapin e Gallatasarajt kryesues, ndësa Goztepe mbrojti vendin e katërt në renditje.

Ndonëse Kurtulan, i cili luante rregullisht me Shpresat e Shqipërisë, është një futbollist i cili luan në krahun e djathtë ku shpesh Silvinjo ankohet se nuk kemi alternativa, ai nuk është marrë kurrë në konsideratë nga trajneri i kuqezinjve për grumbullimet e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us