VIDEO/ Egnatia e Nevil Dedes tepër e fortë për Partizanin, të kuqtë “lajnë duart” me Final 4

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0.

Mbrojtësi azer Aliyev dhe sulmuesi Bakayoko, ishin autorët e golave për kampionët në fuqi. Ata shënuan respektivisht në minutën e 17-të dhe 55-të, duke i dhuruar Nevil Dedes 3 pikët që në debutim.

Kështu, Egnatia “blindon” vendin e tretë me 57 pikë. Në krahun tjetër me 45 pikë, Partizani mbetet i pesti, duke ngelur zyrtarisht jashtë “Final Four”.

Egnatia 2 – 0 Partizani (Aliyev 17′, Bakayoko 55′)

“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Jaime, Kryeziu, Fernando, Bakayoko, Albanese, Buric. Trajner: Nevil Dede.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Ismaili, Humann, Qaka, Murataj, Isgandarli, Contreras, Sidibe. Trajner: Realf Zhivanaj.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

NDESHJA:
90+5′ Mbyllet 2-0 ndeshja.
55′ GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.

45+3′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
42′ GOL EGNATIA! Shënon Fernando, por anulohet për prekje me dorë gjatë aksionit.

17′ GOL EGNATIA! Shënon Aliyev.


1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli mes Egnatias dhe Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us