VIDEO/ Egnatia frenon përsëri me kryeqytetasit, Partizani ndal kampionët i gjymtuar dhe e mbyll me 10 lojtarë

Partizani 0 – 0 Egnatia

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-0.

Ndeshje pa shumë histori, teksa mund të përmendet vetëm kartoni i kuq në fund për Gudjufin.

Pas këtij barazimi, “të kuqtë” shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 15 pikë, skuadra e Egnatias ngjitet në vendin e dytë në klasifikim.

Kategoria Superiore: Java e 8-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Ismaili, Skuka, Isgandarli, Humen, Preka, Bintsuka, Marku, Sembene, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Aleksi, Fernando, Ndreca, Selmani, Haime, Kryeziu, Sota, Buriç, Gruda. Trajner: Edlir Tetova.

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Gjyqtari nuk kursen të verdhët, teksa nxjerr të tillë për Tomën, Aleksin, Gudjufin dhe Buxhelajn. Për Gudjufin është i dyti dhe Partizani mbetet me 10 lojtarë.

87’ Toma bën një faull të rëndë ndaj Alijev i cili mbetet për pak çaste pa ndjenja në tokë, teksa lojtarët kanë përplasje me sulmuesin e Partizanit. (VIDEO)

84’ Gudjufi ndëshkohet me karton të verdhë.

84’ Gruda dhe Fernando i lënë vendin në fushë Ruçit dhe Leo Melos në radhët e Egnatias.

82’ Toma shpërthen në zonë nga e djathta dhe pasi kalon Alijev, lëshon një diagonale e cila ndalet nga Dajsinani. (VIDEO)

81’ Insistim i Egnatias pranë zonës së Partizanit, në fund është Fernando i cili sheh gjuajtjen e tij të devijohet dhe përfundojë në duart e Qirkos.

71’ Toma dhe Janjeva marrin vendin e Skukës dhe Ismailit në radhët e Partizanit.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

71’ Isgandarli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull.

69’ Albaneze nga e majta gjuan por nuk gjen portën e Qirkos. (VIDEO)

66’ Albaneze dhe Jahaja hyjnë në fushë në vend të Slemanti dhe Buriç në radhët e Egnatias.

64’ Fernando nis topin për Grudën i cili gjuan i vetëm në qendër të zonës, por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)

63’ Marku hyn në zonë nga e djathta e sulmit, në fund rrëzohet pa gjuajtur drejt portës së Dajsinanit. (VIDEO)

62’ Kundërzbritje e shpejtë e të kuqve me Dumbia i cili ia del të gjuajë, por bllokohet nga Sota.

61’ Harkim në e majta e sulmit të Egnatias në shtyllën e dytë, Atanaskoski çon sferën në këndore.

51’ Isgandarli gjuan nga e majta e zonës së Egnatias, por topi bllokohet mes këmbëve të mbrojtësve miq.

50’ Një top në thellësi për Fernandon detyron Qirkon të dalë nga zona për të larguar sferën, me portierin i cili më pas kërkon ndihmën e stafit mjekësor për disa çaste. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Mehmetin në vend të Hjumen në radhët e Partizanit.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Fernando nis një top perfekt për Buriç i cili ndal sferën me gjoks, por pastaj gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)

45’+2’ Gudjufi harkon në zonë për Skukën, mbrojtja largon rrezikun.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Harkim në zonë nga e djathta për Isgandarli, por devijimi i tij është shumë i lehtë për Dajsinanin i cili kontrollon pa vështirësi.

40’ Sembene nuk mund të vazhdojë më dhe vendin e tij në fushë e merr Bytyçi.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

38’ Pas një goditje këndi, sfera shkon te Qirko i cili e largon me vështirësi topin dhe pastaj mbërthen sferën pas një tentative të dytë drejt portës së tij.

37’ Fernando gjuan drejt portës, sfera devijohet në këndore.

36’ Sembene dëmtohet edhe ai, fashohet dhe bëhet gati të kthehet në fushë. Por Kërnaja bën gati Bytyccin për të marrë vendin e tij nëse nuk ia del dot të vazhdojë.

35’ Haime ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Atanaskoskit.

29’ Pas një goditje dënimi të të kuqve, topi shkon te Isgandarli i cili gjuan me kokë, por shumë larg katërkëndorit. (VIDEO)

27’ Gudjufi merr vendin e Bintsuka të dëmtuar.

25’ Bintsuka lë në mes një vrapim duke u ulur në fushë për probleme muskulore dhe bën shenjë që nuk mund të vazhdojë më. (VIDEO)

23’ Një harkim i Haime në zonën e Partizanit krijon jo pak panik dhe tensionon edhe trajnerin Kërnaja i cili u hakërrehet lojtarëve të tij. (VIDEO)

16’ Kryeziu lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Qirkos në pozicion. (VIDEO)

13’ Buriç provon portën pas një goditje dënimi, sfera shkon mbi traversën e portës së vendasve. (VIDEO)

11’ Preka ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Grudës.

8’ Ismajli sheh hapësirë dhe gjuan, sfera kalon mbi traversën e portës së Dajsinanit.

6’ Fernando provon portën nga distanca, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

4’ Hjumen fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe tenton portën, pa saktësinë për ta çuar në katërkëndor.

1;’ Nis dueli në “Arena e Demave”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us