VIDEO/ Goditje fenomenale, Ernest Muçi dërgon Trabzonspor në gjysmëfinale mes spektaklit të penalltive

Trabzonspor ka fituar përballjen me Samsunsor, të vlefshme për kualifikimin në gjysmëfinalen në Kupën së Turqisë. Pasi koha e rregullt dhe shtesat nuk prodhuan fitues, të dyja skuadrat iu drejtuan 11-metërshave.

Protagonistë në “ruletën ruse” te miqtë u bënë portieri Andre Onana dhe Ernest Muçi. Gardiani i portës ishte vendimtar në tri penalltitë e pritura, ndërsa sulmuesi i Kombëtares, i cili u aktivizua në pjesën e dytë të takimit i dhuroi skuadrës së tij biletën për në fazën tjetër, duke realizuar në portën e Kocuk.

18 minuta në këmbë për Muçin, i cili rifiton dhe besimin pas një mungese të gjatë, duke u treguar i rrezikshëm dhe në ato pak raste që pati në këmbë.
GOLI:

Lajme të tjera |  VIDEO/ Plas skandali në Turqi! Gallatasarai nën hetim për trukim të ndeshjeve, dyshohet se Osimhen u ble me paratë e…

Goli nga pika e bardhë e Ernest Muçit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us